Google ADS

Artikujt e modës që fshehtas dëmtojnë shëndetin tuaj

13:24 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Është vërtetuar që 73 % e problemeve me shpinën tek gratë vijnë nga rrobat dhe aksesorët që ato përdorin, transmeton portali arbresh.info.

Shumë artikuj në gardërobën tuaj nuk janë aq të padëmshme sa mund të duken.

Më poshtë keni 10 pjesë të rrobave dhe aksesorëve që kanë ndikim negativ në shëndetin tuaj.

Pantallona të ngushta

Pantallona të ngushta

Për shkak të efektit të shtypjes, “xhinset e ngushta” janë kërcënimi i vërtetë i shëndetit tuaj. Ato mund të shkaktojnë shumë probleme të tilla si qarkullim të dobët të gjakut, vena të zgjeruara dhe madje tretje të ngadalshme.

Taket e larta

Taket e larta

Në studimin e fundit, hulumtuesit e Universitetit të Auburnit erdhën në përfundimin që gratë kanë katër herë më shumë probleme me këmbët se sa burrat. Dhimbje të nyejve, përdredhje të kyçit të këmbës, osteoartritit dhe dëmtim të nervit. Sa më të larta e më të ngushta të jenë taket aq më keq.

Tangat

tanga

Nëse vishni shpesh tanga, duhet ta dini që ajo copëz e vogël e të brendshmeve mund të çojë në probleme shëndetësore serioze sikurse infeksione vaginale, hemorroide, irritim dhe acarim të lëkurës në zonën gjenitale. Provoni të mos vishni shpesh tanga, sidomos në verë.

Vathë dhe qafore të rënda

vathe

Sipas studimeve të fundit, 20% e vathëve mund të zhvillojnë infeksione bakteriale. Përdorimi i vathëve të mëdhenj dhe të rëndë mund të dëmtojë lobin e veshit, një problem që kërkon ndërhyrje kirurgjike për t’u rregulluar. E njëjta gjë vlen edhe për qaforet. Nëse është e rëndë mund të shkaktojë dhimbje qafe dhe madje kontrakture të vështira për t’u trajtuar, transmeton portali arbresh.info.

Kravatat

kravata

Gratë nuk janë të vetmet që vuajnë nga rrobat e tyre. Sipas Universitetit të Cornellit, 67% e burrave blejnë këmisha që janë më të vogla sesa qafa e tyre. Si rezultat, këmisha e vogël dhe fjongo e kravatës zvogëlon qarkullimin e gjakut, rrit presionin ndërokular, shkakton kokë dhimbje, kufizon lëvizjet e qafës dhe rrit tensionin muskulor në shpinë dhe krahë.

Numri i gabuar i reçipetave

recipeta

Madhësia e gabuar e reçipetave mund të shkaktojë probleme të shumta sikurse të shpinës, krahëve dhe dhimbje kurrizore.

Çantat shumë të mëdha

canta

Sikurse çdo grua, ju me siguri doni që gjithçka t’ua zë çanta juaj. Megjithatë bartja e peshës së madhe në një krah mund të shkaktojë dhimbje të muskujve dhe të përfundojë në dëmtim të gjymtyrëve.

Fundet e ngushta

fund

Fundet e ngushtë ju afrojnë këmbët shumë afër njëra-tjetrës, kështu që ka shumë mundësi të humbi balancin dhe të rrëzoheni. Ato kufizojnë lëvizjen tuaj, duke nisur nga ecja deri tek hyrja në makinë, por më e keqja është që fundet e tilla mund të shkaktojnë tendosje muskulare dhe deformime të gjunjëve./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme