Kur jemi në një lidhje të gjatë me dikë që e dashurojmë, është shumë normale të mendojmë për hapin tjetër: që është martesa.
Ideja e martesës na bënë mbi të emocionuar dhe na përcjell një e qeshur e çmendur në fytyrën tonë.
Të jetoni së bashku me personin që dashuroni tingëllon perfekte, por realiteti ndryshon nga se jemi mësuar të shohim në filma, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Vetëm pse dy persona kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë, nuk nënkupton se ata do të kenë një martesë si në romanet e Nicholas Sparks.
Në këtë artikull do të gjeni disa arsye të sinqerta se pse çiftet që kanë qenë një kohë të gjatë në lidhje, përfundojnë në divorc.
Mungesë e përkushtimit
Kur jeni të ri: të dashuruar dhe në lidhje, ju do të gjeni mënyra të reja në një mënyrë apo tjetër ta bëni partnerin/partneren të ndjehen special.
Ndërsa, në anën tjetër, kur jeni të martuar, ju filloni ta merrni personin që e doni për të mirëqenë. Nuk i vlerësoni mjaftueshëm ashtu siç keni bërë në të kaluarën.
Ju ishit më të dashur dhe më të pasionuar në fillim të lidhjes
Sipas një studimi, çiftet të cilët janë mbi të dashuruar dhe të pasionuar pas njëri tjetrit në fillim të lidhjes kanë më shumë gjasa të përfundojnë të divorcuar pasi që martohen.
Kur konsumoheni në fillim të lidhjes, më nuk do të ndjeni të njëjtin emocion që keni ndjerë në lidhje.
Nuk ka qenë ‘dashuri’
Gabimin më të madh që ne bëjmë është ngatërrimi i dashurin me pasion. Personat që janë në lidhje që një kohë të gjatë e ngatërrojnë të qenit në dashuri dhe të qenit në rehati rreth një personi dhe kjo është gabimi. Zakonisht këtë gjë e kuptojnë pas martesës, dhe kjo mund të përfundoj me ndarje.
Nevojat e juaja kanë ndryshuar
Njerëzit ndryshojnë me kohë dhe me ta ndryshojnë edhe nevojat. Kur këta persona të cilët kanë qenë në lidhje të gjatë, ndahen pas martesës është sepse prioritetet e tyre kanë ndryshuar.
Keni zbuluar një anë të re të partnerit/partneres tuaj
Të jeni me dikë për një kohë të gjatë, nuk nënkupton që ju dini gjithçka për ta. Kur martoheni dhe jetoni së bashku, ju do të zbuloni anë të reja të tyre- disa mund të jenë interesante, por disa të këqija.
Kur zbuloni këto gjëra të këqija, gjasat që do të divorcoheni janë të mëdha.
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...