Inxhinierët historikisht vazhdojnë që të jenë njerëzit më të mirë deri më sot për të pasur një takim. Kjo për shkak të besueshmërisë që kanë, pagës së lartë dhe për logjikën e mendimit që ndjekin.
Këto janë disa arsye që ju mund të dashuroheni me një inxhinier dhe nëse ia dilni, padyshim ia keni arritur qëllimit të jetës, shkruan shqip.
Nëse ju duhet një motivim i vogël se përse duhet të takoheni më një inxhinier, ne po ju japim 10 arsye.
1.Ata mund të rregullojnë çdo gjë, ose të paktën përpiqen
Harrojeni që të thërrisni një hidraulik dhe të shpenzoni shuma të konsiderueshme parash për të rregulluar një tub që ju pikon. Inxhinierët janë në gjendje që të rregullojnë çdo gjë që është thyer në shtëpinë tuaj dhe ata kërkojnë vetëm një birrë të ftohtë si kompensim.
2.Konflikti zgjidhet me qetësi dhe logjikë
Nëse ju i urreni konfliktet që vetëm përshkallëzohen dhe që nuk ju çojnë gjëkundi, kjo është një arsye që ju të dilni me një inxhinier. Edukata dhe trajnimi i ka mësuar ata që të jenë të logjikshëm dhe sistematik edhe kur ndodhen në një situatë të lartë stresi. Kjo do të thotë lufta do të zgjidhet lehtësisht dhe logjikisht më shpejt se sa ju e prisni.
3.Me inxhinierët mund të flisni gjatë gjithë natës
Inxhinierët janë të prirur që të durojnë deri në orët e vona të natës për të ju dëgjuar. Kjo për shkak se janë stërvitur më këtë çështje duke studiuar prej vitesh deri në orët e vona të natës për shkak të vështirësisë së studimeve që kanë pasur. Kjo do të thotë se nëse ju duhet që të flisni deri natën vonë, një inxhinier është personi perfekt.
4.Ata mund të jenë tatimorët tuaj
Prej vitesh kanë studiuar matematike dhe kanë shumë aftësi në këtë fushë, që do i ndihmojnë ata në karrierën e gjatë. Këto aftësi janë një makth për çdokënd që nuk e do matematikën. Ata mund të gjejnë çdo shteg nëpër libra që do të ju sigurojnë që të merrni të gjitha para mbrapsht nga taksat.
5.Ata mund të përdorin statistikat për të fituar në një lojë fati
Fakti që inxhinierët janë të mirë në matematikë, mund llogarisin shanset dhe statistikat me mjaft lehtësi. Kjo do të thotë se duke luajtur në lojërat e fatit në kazino, do të mund të fitoni para kesh.
6.Stresi është një përvojë e madhe për inxhinierët
Inxhinierët janë përballur shpesh me stresin dhe ata dinë si t’i bëjnë ballë atij edhe kur lidhja i nënshtrohet presionit. Inxhinierët e dinë angazhimin e tyre në një projekt dhe ata janë të gatshëm që të heqin dorë lehtë nga ajo sepse e llogarisin rezultatin.
7.Ata janë të zgjuar
Në shkollë të mesme janë dukur si memecë, por të biesh në dashuri me një inxhinier është një mënyrë për të shkuar drejt një marrëdhënie afatgjatë. Inxhinierët janë të zgjuar, paguhen mirë dhe madje ata mund të ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë.
8.Asnjë lloj sfide nuk është e madhe për një inxhinier
Inxhinierët janë trajnuar që të bëjnë projekte në dukje të pamundura dhe brenda afateve kohore. Nëse ju duhet diçka e përfunduar, mos u frikësoni që të pyesni ta dashurin tuaj inxhinier.
9.Ata nuk e dinë se sa të këndshëm janë
Inxhinierët tipikë e kanë kaluar jetën e tyre duke iu thënë se janë budallenj dhe aspak tërheqës. Kjo është zhgënjyese sepse shumë prej inxhinierëve nuk e dinë se sa të lezetshëm që janë. Kjo do të thotë se ata nuk janë kryelartë dhe se do të ju duan përgjithmonë vetëm me pak komplimente që ju mund t’iu bëni atyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...