Le të jemi të sinqertë, rruga për të gjetur “Të duhurin” mund të jetë e afërt.
Nëse ende nuk e keni gjetur të duhurin ose vazhdoni provoni lidhje që nuk ju çojnë askund, është e lehtë ta humbni shpresën për të gjetur dashurinë dhe të ndiheni të dekurajuar.
Ekspertët thonë se nëse jenu mbërthyer nga një cikël i pafund tërheqjeje drejt personit të gabuar, mund të jeni duke e penguar futjen e personit të duhur në jetën tuaj.
Pjesa më e keqe është, të mos e kuptoni që po bëni këtë. Nëse ka ndodhur që keni dalë nga një marrëdhënie e dështuar, jeni mbyllur në vetvete duke mbyllur edhe mundësitë rreth jush.
Nëse doni të jeni në një marrëdhënie duhet të tregoheni të hapur. Këto janë disa nga gjërat e gabuara që po bëni duke e penguar futjen e personit të duhur në jetën tuaj.
1.Duke qenë të zënë gjithë kohës
Duke u fokusuar në karrierën dhe hobet tuaja, jeni në rregull për sa kohë nuk po kërkoni të keni një marrëdhënie. Por nëse keni një plan të mbingarkuar me shumë detyrime dhe prioritete, përfshirë edhe një lidhje, mund të jeni duke e parandaluar futjen e personit të duhur në jetën tuaj.
Një orar më i lehtë lejon hapësirë për të ardhur edhe dashuria.
2.Duke mbajtur mendjen të zënë me mendime të shumta
Nëse në kokë ju vërtiten shumë mendime, e gjeni veten vazhdimisht duke analizuar edhe gjërat më të vogla. Është mirë të jesh analist në disa fusha të jetës. Por ekziston një ndryshim I madh midis vëzhgimit dhe mbingarkimit. Vëzhgimi mund t’ju ndihmojë të shihni nëse dikush është vërtet i denjë për ju. Mbingarkimi, në anën tjetër, mund të ju bëjë paranojak dhe negativë.
3.Duke pasur shpresa joreale rreth asaj se kush është “i duhuri” për ju
Pritshmëritë jorealiste mund të vrasin një marrëdhënie para se ajo të krijohet.
Mos prisni që personi i duhur t’i ketë të gjitha sepse nuk ka njeri perfekt. Mund të ndodhë të takoni dikë që ju tërheq shumë por nuk ëhstë intelektual
Të qëndruarit të hapur ndaj njoihjeve të reja, është mënyra më e mirë për të njohur të duhurin. Mos lejoni që fantazitë dhe ëndrrat tuaja t’iu mbajnë larg prej tij.
4.Ndiheni sikur duhet të ndryshoni diçka rreth vetes
Pasiguritë janë pjesë e të qënit njerëzor. Por nëse ndjeheni vazhdimisht sikur ju mungon diçka, ky lloj i të menduarit mund ta pengojë personin e duhur që të mos hyjë në jetën tuaj. Personi i duhur për ju do t’ju dojë ashtu siç jeni
5.Duke patur një afat kohor
Kur ishit të rinj, mund të kishit një afat kohor ideal për jetën.
Ne jemi të kushtëzuar nga fëmijëria që të kemi një ‘kohë të duhur’ për të bërë gjëra, por jeta nuk funksionon në këtë mënyrë. Duke menduar se duhet të ndiqni një afat kohor të caktuar, në të vërtetë mund t’ju ndalojë të merrni kohën tuaj dhe të largoni nga vetja personat e gabuar.
6.Duke patur frikën se mund të gaboni
Nëse zbulon se ke frikë të bësh një gabim, mund t’ia mbyllësh mundësitë vetes.
Kjo ndodh ngaqë u zhgënjyet nga ish partneri dhe nuk mund të besoni më kaq lehtë.
Nëse jeni mashtruar nga një marrëdhënie e mëparshme , duhet ta haponi zemrën për të pranuar dikë tjetër në jetën tuaj dhe t’i lini ata ta fitojnë besimin tuaj gradualisht.
7.Duke pritur gjatë
Mund të qëndroni gjatë gjithë kohës me medimin se po prisni personin e duhur, por kështu vetëm sa ia mohoni mundësitë vetes.
Qëndroni optimistë, dhe jini të qëndrueshëm.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...