Arsyet pse njerëzit inteligjentë vështirë bien në dashuri

15:02 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Njerëzit inteligjentë janë ata të cilët zakonisht kanë më shumë problem të gjejnë dashurinë, transmeton portali arbresh.info.

Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe mençuria mund të jetë ndonjëherë një disavantazh për dikë që mendon shumë.

Faktet e mëposhtme shpjegojnë pse ndonjëherë është kaq e zorshme për njerëzit inteligjentë për të rënë në dashuri apo të jenë në lidhje serioze.

Njerëzit inteligjentë janë më të pavarur

Është një fakt që sa më inteligjent të jetë një person aq më shumë ata e vlerësojnë pavarësinë. Kjo është arsyeja pse ata kanë një frikë të fshehtë ndaj përkushtimit, pasi që ata mendojnë që një marrëdhënie mund të ndryshojë mënyrën e tyre të pavarur të jetesës.

Personat inteligjentë janë më të dyshimtë

Kur mendon shumë, ka mundësi që fillon të mendosh gjëra të këqija. Ndonjëherë njerëzit e zgjuar mbushin mendjen e tyre me pasiguri. Ata nuk mund të mashtrohen lehtë, por kjo është pikërisht arsyeja se pse kanë frikë nga mashtrimi. Ata janë jashtëzakonisht të kujdesshëm në zgjedhjen e partnerit apo edhe mikut, për këtë arsye përfundojnë të vetmuar për periudha të gjata kohore, transmeton portali arbresh.info.

Njerëzit inteligjentë fokusohen më shumë në karrierën e tyre

Njerëzit e mençur duan të arrijnë sukses në jetë dhe kjo është tërësisht e respektueshme. Megjithatë, fakti që ata fokusohen në punën e tyre ndonjëherë i lë ata pa kohë për të pasur një jetë sociale. Për këtë njerëzit e zgjuar janë ata të cilat rehatohen më “vonë”.

Ata mendojnë shumë

Ndonjëherë, njerëzit e mençur e lëndojnë veten në një lidhje. Ata analizojnë çdo çështje të vogël, kështu që krijojnë probleme të mëdha. Mendimi i tepërt ndonjëherë çon në zënka të pafundme në një marrëdhënie.

Ata janë perfeksionistë

Karakteristika e përmendur më lartë “mendimi i tepërt” kombinohet shpesh me këtë. Perfeksionistët e duan jetën e tyre, në fakt, duan që marrëdhëniet e tyre të jenë pa të meta. Por ata duhet të kuptojnë se kjo është gjithnjë e mundur.

Njerëzit inteligjentë nuk bien lehtë në dashuri

Arsyeja është shumë e thjeshtë: njerëzit inteligjentë vlerësojnë inteligjencën tek të tjerët. Pamja nuk ka aq shumë rëndësi. Ata kanë nevojë ta njohin personin tjetër, hobet e tyre dhe personalitetin e tyre për të vendosur nëse është i duhuri.

Njerëzit inteligjentë më shumë i besojnë mendjes se tyre se sa zemrës

Një mendje, posaçërisht një e zgjuar ndonjëherë mund të hutojë zemrën. Mësoni të dalloni zemrën tuaj nga mendja racionale. Dëgjo zemrën tënde, zërin tuaj të brendshëm që mund të mos jetë gjithmonë i qartë, por është duke u përpjekur t’ju thotë diçka. Mësoni ta dëgjoni./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme