Me siguri edhe ju jeni një prej atyre personave që pudra e bebes duhet të gjendet vetëm në një shtëpi ku ka fëmijë, por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndërroni mendim. Pudra e bebes mund të bëjë mrekullira të vogla për ju të cilat nuk i kishit çuar në mend më parë, duke filluar që nga përdorimet estetike deri tek proceset e vështira të larjes.
Edhe pse shpeshherë themi që kur takojmë një person për herë të parë, ajo që na tërheq vëmendjen janë sytë. Duhet ta pranojmë që janë qerpikët ata që theksojnë dhe i japin shprehi shikimit. Por jo të gjitha femrat kanë fatin të kenë qerpikë të gjatë, të dendur dhe voluminozë. Kjo është arsyeja pse shumë femra zgjedhin t’i zgjasin duke i stërlyer me rimel ose duke i mbjellë falë teknikave extention, të cilat jo gjithmonë funksionojnë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me ndihmën e një kunji veshi pudrosini gjithë vijën e qimeve dhe më pas lyejini me rimel. Bëjeni këtë veprim dy herë dhe qerpikët tuaj do të duke super të gjatë dhe të dendur.
Nëse keni flokë të yndyrshëm, nuk duhet të dekurajoheni: mjafton të përdorni produktet e duhura, si për shembull pudra e bebeve. Larja e vazhdueshme nuk është aspak zgjidhje e duhur pasi dëmton sebumin natyral. Për këtë arsye, mjafton t’i pudrosni me pak pudër para se të dilni dhe më pas stilojini me krehër.
Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës si për gratë dhe burrat, por në njëjtën kohë një proces jo shumë i lehtë i cili jo rrallëherë mund të shoqërohet me incidente të vogla si skuqje, lëkurë e irrituar, shenja vrajash e prerjesh si pasojë e briskut etj. Nuk keni pse torturoheni më, pudrosni këmbët ose sqetullat para se të depiloheni. Qimja do të hiqet më lehtë dhe do të ndjeni më pak dhimbje.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...