Të gjithë ndjejmë ftohtë ose vapë në momente të caktuara, mirëpo disa mund të ndjejnë ftohtë gjatë gjithë kohës. Nëse bëni pjesë në këtë grup njerëzit, me siguri nuk e dini pse ju ndodh kjo gjë. Më poshtë do të lexoni disa nga problemet që lidhen me të pasurin vazhdimisht ftohtë.
Gjëndra tiroide mund të mos jetë duke funksionuar mirë
Hipotiroidizmi është një gjendje kur gjëndra tiroide nuk po prodhon mjaftueshëm hormon dhe mund të çojë në intolerancë të të ftohtit. Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës, dhe kur ato mungojnë, fillojmë të ndjejmë të ftohtë gjatë gjithë kohës. Simptoma të tjera të hipotiroidizmit mund të përfshijnë lodhje dhe një rrahje të ulët të zemrës.
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Uji rrit metabolizmin duke ndihmuar trupin tuaj të tresë ushqimin dhe të krijojë energji dhe nxehtësi. Nëse jeni të dehidratuar, mund t’ju mungojë nxehtësia dhe energjia që ngroh trupin tuaj. Çfarë të bëni? Mjafton të pini ujë mjaftueshëm.
Mund të keni anemi
Anemia është një tjetër gjendje mjekësore që mund t’ju bëjë të ndjeni të ftohtë në duar dhe këmbë. Anemia ndodh kur trupit i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut që japin oksigjenin në organe dhe inde. Po ashtu, ajo shfaqet për shkak të mungesës së hekurit, që ndodh gjatë shtatzënisë, menstruacioneve, humbjes së gjakut ose për shkak të përthithjes së dobët të hekurit. Simptoma të tjera të anemisë përfshijnë lëkurën e zbehtë, rritjen e rrahjeve të zemrës, lodhjen dhe dhimbjen e kokës. Çfarë të bëni? Nëse dyshoni se mund të keni anemi, duhet të vizitoheni patjetër te një mjek dhe të bëni analizat e nevojshme.
Nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi i mirë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, kështu që, nëse vazhdoni të dridheni nga të ftohtit, arsyeja mund të jetë për shkak të mungesës së gjumit. Çfarë të bëni? Rishikoni orarin tuaj ditor dhe sigurohuni se ka kohë të mjaftueshme për të fjetur, në mënyrë që të fitoni energjinë e humbur gjatë ditës.
Nuk keni qarkullim të mirë të gjakut
Sëmundja e arterieve periferike mund të bëjë që arteriet të dështojnë në shpërndarjen e gjakut në organe dhe inde, duke na bërë të kemi ftohtë. Kur pllakat grumbullohen në arterie (arterioskleroza) ato bëhen më të ngushta, duke ndikuar në rrjedhjen e gjakut në duar e këmbë dhe si pasojë shkaktojnë ftohje dhe mpirje. Çfarë të bëni? Vizitoni një mjek. Trajtimi për sëmundjen e arterieve periferike përfshin ndryshime në stilin e jetës (si për shembull: heqja dorë nga pirja e duhanit) dhe trajtimi mjekësor, përfshirë operacionin në disa raste. Siç mund ta kuptoni, nëse keni ftohtë gjatë gjithë kohës, kjo mund të vijë si pasojë e disa kushteve themelore mjekësore dhe vizita te një mjek është alternativa më e mirë shkruan Vizion Plus.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...