Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë aktrojnë vetëm për t’i kënaqur të dashurit e tyre në shtrat. Një studim i ri tregon se gratë mund të shtiren sikur arrijnë orgazmën edhe për një arsye tjetër: vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt.
Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur 15 gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat.
Të gjitha femrat kishin treguar për probleme të ndryshme seksuale. Gratë e anketuara asnjëherë nuk i kishin përdorë termat si “përdhunim” për të përshkruar përvojat e këqija seksuale kur shtiren sikur kanë arritur orgazmën, por skenarët që i kanë përshkruar mund të kenë qenë të tilla.
Në fakt, ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq”. Detaje më të hollësishme rreth këtyre përvojave seksuale ende nuk janë bërë të ditura.
“Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për të “ndalur seksin e keq” kur nuk ka pasur opsione tjera në dispozicion”, shkruan Angela Chen për Gizmodo.
Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.
Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse e aktron orgazmën sesa ta len partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë. /Telegrafi/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...