Arsyet pse është më mirë ta pastroni shtëpinë më rrallë

22:35 | 8 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Sipas statistikave, 94% e njerëzve në botë besojnë se është shumë e rëndësishme të ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj.

Banorët e Rusisë janë ata që i kushtojnë më shumë kohë këtij aktiviteti. Mirëpo, ne do t’ju japim disa ide se si të shpëtoni nga një pjesë e këtyre punëve të bezdisshme.

Është e dëmshme për të hekurosur disa gjëra

-Hekurosja është një aktivitet i lodhshëm dhe shkencëtarët tregojnë se është e panevojshme të harxhoni kohë dhe energji për hekurosje. Për shembull, hekurosja e çarçafëve ose këllëfëve të jastëkut mund t’i dëmtojë ato. Arsyeja është, sepse hekurosja ndryshon strukturën e tyre, transmeton Class.

-Ende ka shumë debate nëse ka nevojë të hekurosni rrobat e bebeve në temperatura të larta. Nënat e reja janë të fiksuara për të hekurosur çdo veshje të bebeve. Kjo temë ka dy anë: Avulli është në gjendje të vrasë bakteret, por foshnja nuk ka nevojë për sterilitet të tepërt. Nëna mund të hekurosë rrobat e bebeve gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por nuk është e nevojshme për fëmijët e moshave më të mëdha.

Një pastrim shumë i plotë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj

-Duke u përpjekur të pastroni shtëpinë tuaj, ju jo vetëm që harxhoni energjinë, por dëmtoni edhe shëndetin e banorëve të shtëpisë, veçanërisht të fëmijëve.

-Një numër i caktuar i mikroorganizmave janë të domosdoshëm që të formohet imuniteti. Që kur janë shfaqur pastruesit e shtëpisë në jetën tonë, diagnozat e alergjisë kanë ecur përpara. Ju nuk keni nevojë të pastroni kudo. Kontrolloni nëse pastruesi që do të përdorni përmban triklosan. Është i ndaluar në disa vende, sepse ekziston rreziku i shfaqjes së çrregullimeve hormonale dhe alergjive.

-Shumë njerëz janë mësuar të mendojnë se tualeti është vendi më i pisët në shtëpi. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë – mjafton ta lani me një dezinfektues vetëm një herë në javë. Është më mirë të pastroni lavamanin dhe rubinetin sepse ato kanë 44 herë më shumë mikrobe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme