Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas, do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për shembull për të lënë aty qepën.
Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si kaliumi, kalciumi, fosfori, seleni dhe sodiumi. Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë. Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë.
Dobitë e qepës janë të shumta:
– Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.
– Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon gjithashtu zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.
– Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.
– Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.
– Parandalon kollën dhe pastron bronket. Është shumë e dobishme në krizat e azmës. Ul sasinë e sheqerit në gjak.
– Qepa ndikon gjithashtu dhe për efikasitetin e mirë të sistemit urinar, të prostates, etj. Studiues të shumtë kanë vënë re se qepa është shumë e nevojshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës në gjak. Ajo që është me interesante është roli i saj në parandalimin i sëmundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substancës se saj qe quhet “quercetine”, një lloj mbrojtësi kardio-vaskular, veçanërisht kundër aterosklerozes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...