Gjyshërit janë një ndër figurat kryesore gjatë fëmijërisë sonë. Ata jo vetëm që ndihmojnë fëmijët e tyre (edhe ekonomikisht), por kujdesen për shtëpinë, si dhe kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.
Një sondazh i kryer nga kompania hulumtuese Ipsos për fondacionin Korian, thoshte se “Të moshuarit e sotëm në Evropë. Që të ndihen mirë duhet të ndihen të dobishëm”. Duke qenë se fillimi i tetorit në shumë vende njihet si java e gjyshërve, më poshtë ju sjellim disa arsye pse duhet t’i falenderojmë ata:
Ndihmojnë në shtëpi
Sipas studimit të Ipsos, 35% e gjyshërve kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre; 25% ndihmojnë në detyrat e shtëpisë dhe 19% presin pjesëtarët e familjes gjatë pushimeve. Pothuajse gjysma (rreth 40%) më pas i ndihmojnë fëmijët ekonomikisht, falë kursimeve.
Ata janë një pikë referimi për fëmijët
Gjyshërit u ofrojnë fëmijëve një lidhje shtesë emocionale që i pasuron të vegjlit. Nuk është e nevojshme të mendosh dhe të frikësohesh se marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve do të dobësohen nëse fëmijët janë të lidhur edhe me gjyshërit. Në të vërtetë, për nipërit dhe mbesat do të jetë një mundësi për të pasuruar jetën dhe zemrën e tyre. Dhe kur, gjatë adoleshencës, marrëdhëniet me nënën dhe babin bëhen disi të acaruara, fëmija mund të gjejë përsëri shpëtim tek gjyshërit.
Ata përfaqësojnë një spirancë të historisë së familjes
“Marrëdhënia me gjyshërit e vendos fëmijën pranë historisë së tij familjare, duke rritur ndjenjën e tij të përkatësisë. Për më tepër, për gjyshërit është një mundësi për të krijuar lidhje të reja të rëndësishme në një periudhë kur humbasin shumë gjëra”.
Ofrojnë një model të ndryshëm
Për nipërit dhe mbesat, të kalosh kohë me gjyshërit do të thotë të kesh përvoja të reja dhe të kesh një model ndryshe nga ai që ndiqet në familje: me gjyshërit ka periudha, veprimtari dhe rregulla të ndryshme. “Sigurisht që është një mënyrë e mirë për t’i bërë të rinjtë më fleksibël dhe të hapur për jetën”.
I ndihmojnë prindërin që ta vendosin veten në rolin e tyre
“Nëse rolet janë të qarta, pa ndërhyrje apo mbivendosje të kërkesave, prindërit do të ndihen më shumë si nëna apo baballarë falë respektit të gjeneratës më të vjetër”.
I edukojnë fëmijët për ushqyerjen e shëndetshme.
Ushqimi i përgatitur nga gjyshja është ndër kujtimet më të paharruara të një fëmije. Gjyshërit kanë një rol të rëndësishëm në vendosjen e shijes së nipërve të tyre dhe në ofrimin e pjatave të shëndetshme dhe të shijshme të traditës.
Përkëdhelin të vegjlit.
Disa gabime janë të mira: një nga gjërat më të rëndësishme në çdo marrëdhënie, madje edhe në marrëdhëniet midis nipërve dhe mbesave, është përkëdhelja. Fuqia e gjyshërve është e rëndësishme dhe shkëmbimi i dashurisë me nipat dhe mbesat është një eliksir anti-plakje./vizionplus/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek