Një çift mesatarisht shpenzon shumë para për dasmën e tyre.
Kur ia shtoni kësaj shume edhe “dramën” familjare të pashmangshme dhe listën e gjatë të detajeve, vetëm shpenzimet emocionale mund të jenë të pallogaritshme.
Konsiderojeni një dasmë intime (dasmë me pak të ftuar).
Dasmat e tilla kanë shumë më pak stres sesa planifikimi i një ngjarje ekstravangte me 250 të ftuar, transmeton Klan Kosova.
Përpos këtij fakti, janë edhe disa arsye që i gjeni më poshtë e që mund t’ua ndryshojnë mendjen – nga një dasmë plot luks e të ftuar, në diçka shumë më të thjeshtë, festë mes familjes e miqve për kurorëzimin e dashurisë suaj.
Lista e mysafirëve e reduktuar
Nuk ka më diskutime nëse do të ftoni vetëm një kushëri për secilën familje, apo do t’i ftoni me fëmijë ose jo. Thjesht ftoni prindërit tuaj, familjen e ngushtë dhe miqtë e festoni me ta.
Kur lista e mysafirëve reduktohet, shumica e njerëzve e kuptojnë pse nuk i keni ftuar.
Peshojeni nëse është më mirë të mos i njihni të ftuarit tuaj apo të gëzoheni për praninën e secilit në festën tuaj.
Dekore të “pakufizuara”
E keni dëshiruar gjithmonë atë setin e pjatave të shtrenjta? Blini. Keni ëndërruar që ajo kompania që e keni parë në Instagram të bëjë dekorimin e ambientit të dasmës suaj? Thirreni.
Kur keni për të rregulluar një tavolinë (mendoni: një darkë super-elegante) ose një dhomë të vogël, nuk ka presion – sidomos kur është fjala për portofolin tuaj.
Megjithatë, do ta keni dasmën tuaj të ëndrrave
Një tortë e mrekullueshme, lulet që i doni, fotografi plot dashuri, lista e këngëve që keni dëgjuar që kur keni qenë nëntë vjeç?
Asnjë nga këto gjëra nuk duhet të anashkalohet sepse ju po festoni me më pak njerëz.
Në fakt, për shkak se ka më pak të ftuar, mund të bëni gjërat që gjithmonë keni dashur.
Hapësira është e kufizuar, por kur bëhet fjalë për fantazitë tuaja të dasmës, qielli është ende kufiri.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...