Arsyet pse burrat nuk duan të plaken me gra perfekte

11:59 | 25 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Ia vlen të jesh perfekt në disa fusha të jetës, por nuk është aspak e pazakonte nëse një burrë nuk do të kalojë jetën e tij me një grua perfekte.

Sipas psikologëve ka shumë arsye se pse burrat nuk duan të plaken pranë grave që janë perfekte, transmeton portal arbresh.info

Pasiguria

Besoni ose jo, burrat duan të jenë “atje” për partneren e tyre. Ata duan ta mbështesin atë, ta ndihmojnë dhe të jenë një shpatull ku gratë ose partneret e tyre mund të mbështesin kokën. Për shkak të kësaj, ata ndihen të panevojshëm në një marrëdhënie që nuk jep siguri. Sidoqoftë, si mund të jenë ata “atje për të” kur ajo padyshim që mund të bëjë gjithçka vetë pa ndonjë ndihmë. Gratë perfekte u japin partnerëve ndjenjën se janë të padobishëm.

Mërzitja

Nëse në një marrëdhënie gjërat janë të njejta, burrat fillojnë dhe mërziten. Nëse dikush është perfekt si një makinë, ai është i parashikueshëm dhe herët a vonë ai do të bëhet i mërzitshëm, prandaj edhe burrat kërkojnë që gruaja ose partnerja e tyre të jetë sa më spontane në marrëdhënie.

Presioni

Njerëzit e përsosur duken pjesërisht jo simpatikë sepse të gjitha gabimet në dritën e tyre shihen edhe më qartë dhe kjo krijon ndjenjë presioni në një marrëdhënie. Dhe askush nuk e dëshiron këtë, veçanërisht jo në zonën e tyre intime, në shtëpi, ku burrat kërkojnë dashuri të pakushtëzuar, transmeton portal arbresh.info

Dyshimi

Sigurisht, në fillim të marrëdhënies, të dyja palët përpiqen të mos tregojnë mangësitë e tyre menjëherë. Sidoqoftë, kur pas një kohe nuk shfaqet asnjë e metë apo gabim i vetëm, atëherë shumica bëhen të dyshimtë. Dhe ne e dimë se dyshimi dhe mosbesimi janë parakushtet më të këqija për një marrëdhënie./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme