Google ADS

Arsyet përse njerëzit me diabet duhet të përdorin Vitaminën D

17:12 | 25 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Një nga vitaminat që luan rol kryesor në balancimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e insulinës është vitamina D.

Studimet e fundit pohojnë se kjo vitaminë ndihmon me para diabetin.

Të gjithë pacientët me para diabet nëse marrin këtë suplement arrijnë që të parandalojnë kalimin e sëmundjes në diabet të tipit dy.

Vitamina D ul edhe inflamacionin duke ndihmuar trupin të jetë i shëndetshëm.

Vitamina D faktikisht është një pro-hormon, ndaj dhe lidhja me insulinën është goxha e fortë.

Kjo vitaminë është e vështirë që të merret përmes ushqimeve ndaj dhe këshillohet në formën e kokrrave suplementare.

Vitamina D gjithashtu mund të kenë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve autoimune.

Shifrat e njerëzve me sëmundjen e diabetit janë shumë të mëdha, duke përfshirë pothuajse të gjitha moshat.

Llojet e diabetit janë tre, diabetin e tipit 2, diabetin e tipit 1 si dhe diabeti i shtatzënisë./shqip.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme