Google ADS

Arsyet më të zakonshme pse meshkujt ikin nga marrëdhëniet serioze

12:33 | 23 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Çfarë do të thotë kur ai ju thotë se nuk dëshiron një lidhje të gjatë?

A duhet të prisni apo duhet thjesht të filloni nga asgjëja dhe të vazhdoni më pas? Pse gratë besojnë se mund të ndryshojnë të pandryshueshmen?

Do të takoni një mashkull që do të jetë i mrekullueshëm për ju, do t’ju pëlqejë dhe gjithçka do të duket si një lidhje, por ai në fakt nuk e do këtë, transmeton portal arbresh.info

Me siguri secili prej nesh e ka gjetur veten në një situatë të tillë. Ju pyesni veten pse po ndodh kjo dhe si po ju shikon. Ju mund të keni frikë të pyesni veten “a është ai thjesht duke përfituar nga unë?”

Nëse në fillim ai u thotë se nuk do një marrëdhënie, duhet ta kuptoni se ai thjesht nuk do asgje serioze.

Ai dëshiron gjithçka përveç një marrëdhënieje dhe serioziteti. Kjo arsye në dukje është e thjeshtë, por në fakt është komplekse dhe buron nga rrethana të ndryshme, jo aq dytësore, dhe më së shumti është pasojë e marrëdhënieve të gjata, përvojave të këqija dhe papjekurisë.

Arsyeja tjetër se pse meshkujt ikin nga një marrëdhënie serioze është frika. Ndoshta ai ka frikë se gjërat do të ndryshojnë në momentin që lidhja bëhet zyrtare. Jemi të vetëdijshëm se çdo gjë merr një dimension tjetër kur ndryshojnë rrethanat. Në momentin që jeni në një lidhje do e telefononi më shumë, do kërkoni shumë informacione, do ju duhet të shfaqeni bashkë në evente të ndryshme dhe ai nuk e dëshiron këtë. Do të ftoheni dhe gjithçka do të përfundojë shpejt vetëm sepse është zyrtare.

Një arsye tjetër është pasiguria. Ai mund të jetë i pasigurt për ndjenjat e tij për ju dhe nuk di se si të pozicionohet ose si të ndalojë çdo gjë që ka filluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme