Lëkura e butë dhe e pastruar mirë gjithmonë ka qenë një gjërat që kanë tunduar më shumë gratë në mbarë botën.
Recetat e mëposhtme do të ju ndihmojnë që të kujdeseni për lëkurën në mënyrë natyrale, duke përdorur vetëm lëng limoni, shkruan portali arbresh.info
Lëng i pastër limoni
Shtrydhni limonin dhe vendosni lëngun në një tas. Më pas me një top pambuku, e aplikoni atë në lëkurë. Lëreni për disa minuta dhe më pas e shpërlani. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.
Pastrimi me limon
Pastroni fytyrën me një fetë limoni për disa minuta dhe më pas lani atë me ujë të vakët.
Maskë me limon dhe e bardha e vezës
Përzieni një të bardhë të vezës dhe 2 lugë limoni. Ndajeni përzierjen në tre pjesë, vendosni të parën në fytyrë, lini atë të thahet dhe aplikoni tjetrën. Lëreni shtesen e dytë të thahet dhe aplikoni pjesën e fundit të maskës. Kjo do të ju ndihmojë të largoni të gjitha pikat e zeza në fytyrë dhe do të përfitoni një lëkurë të butë. Më pas pastroni me ujë të vakët dhe thajeni me një peshqir.
Pas trajtimit me këto receta, ju do të buzëqeshni nga kënaqësia./arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...