Grindjet e mëdha ndërmjet çifteve ndonjëherë edhe shërbejnë për të ngrohur situatën. Kur komunikimi juaj komplikohet përtej mase, zgjidhja (në dhomën e gjumit) gjithmonë mund të gjendet.
Ata të cilët fillojnë marrëdhëniet seksuale pas ndonjë mosmarrëveshjeje, pohojnë se seksi në këtë moment është shumë i mirë, eksploziv dhe i jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nuk janë të paktë edhe ata që thonë se një veprim i tillë është jashtë çdo rregulli, pasi që ata as që mund të mendojnë për seks pas përleshjeve që kanë pasur njëri me tjetrin.
Gjatë kohës së grindjes së vrullshme tek njeriu ngrihet niveli i testosteroneve. Është një ndër hormonet i cili ngre dëshirën seksuale dhe libidonë. Është krejtësisht normale në atë gjendje që kokat e nxehura të të dy partnerëve ta dëshirojnë seksin dhe të çlirohen nga teprica e këtij hormoni. Mënyra më e mirë e çlirimit është seksi.
Në rastet kur partnerët mjaft shpesh grinden, ndodhin tradhtitë. Tradhtitë e tilla nuk janë patjetër pasojë e vetë grindjes, por thjesht ngritja e vazhdueshme e nivelit të testosteroneve, nga të cilat nuk mund të çlirohet ndryshe.
Gjatë kohës së grindjes niveli i hormonit të testosteroneve në gjak ngrihet fuqishëm. Vlera e ngritur njëkohësisht do të thotë edhe libido më e lartë. Meshkujt të cilët grinden shumë sillen vërdallë si bomba të kurdisura dhe kërkojnë rastin se si të gjejnë rastin për të tradhtuar.
Ekziston edhe një tjetër mënyrë për të eliminuar testosteronin. Ata të cilët zënka nuk i bën të kërkojnë marrëdhënie seksuale, mund të eliminojnë testosteronin duke u pajtuar dhe duke u përkëdhelur. Afërsia dhe përqafimi do të eliminojnë sasinë e tepërt të testosteronit.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...