Google ADS

Arsyeja pse rrobat mbajnë erë myku

23:40 | 9 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Mund të ndodhë që edhe pse i lajmë rrobat ato sërish të vijnë erë myku. Kjo shpesh mund të ndodhë për shkak të gominës që ndodhet brenda lavatriçes.

Për të penguar dukuritë e ngjashme të pakëndshme, bëni recetën shtëpiake si mjet për pastrim dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.

Ju nevojiten:

mjete të lëngshme për pastrim (ajo e cila përmban klor), sfungjeri,  dorezat, 25 gramë limontoz.

Më poshtë do të lexoni edhe se sit a aplikoni një mënyrë të tillë.

Hapi i parë në luftë me mykun është pastrimi me leckë letre të zakonshme i brendësisë së rrobalarëses në mënyrë që të eliminoni ndotjet e grumbulluara.

Mbyllni derën e rrobalarëses dhe lëreni të qëndrojë dy orë.

Pas kësaj kohe, aktivizoni lavatriçen në programin “shpëlarje”, që të eliminohet mjeti i pastrimit.

Pastaj në kutinë e detergjentit qitni limontoz, aktivizoni rrobalarësen në temperaturën më të lartë.

Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës (më së miri një herë në muaj) dhe përfundimisht do ta eliminoni mykun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme