Arsyeja pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

15:25 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Është një nga ato pyetjet tipike që të gjithë ne e bëjmë të paktën një herë në jetën tonë…Është e vërtetuar tashmë edhe shkencërisht që seksi femër zakonisht arrin të jetojë më gjatë se burrat, por pse vallë? Shkenca jep arsyet dhe përpiqet që të na shpjegojë fenomenin.

Një studim i fundit nga observatori ushqyes i Grana Padano, bazuar në katër mijë të intervistuar, u përpoq të studiojë në faktin se çfarë i shtyn gratë të jetojnë më gjatë se burrat. Ka zakone, sjellje, mënyra e jetesës, e të ngrënit që ne gratë ndjekim në dallim nga burrat. Ata nuk bëjnë të njëjtin stil jete si ne.

Gratë italiane, sipas studimeve më të fundit, jetojnë mesatarisht deri në 85.2 vjet. Burrat nuk i kalojnë 80.8 vjet. Nga çfarë varet jetëgjatësia e grave? Çfarë bëjnë gratë në krahasim me burrat që u lejon atyre të shijojnë më shumë vite jetë, me shpresën në një shëndet të përsosur ose ndryshe me shëndet të shkëlqyeshëm?

Duket se gratë jetojnë më gjatë sepse hanë mirë. Ekzistojnë disa faktorë që hyjnë në lojë dhe ushqimi e mënyra e jetesës janë absolutisht thelbësore. Ushqimi i grave është më i mirë. Seksi tjetër, ai i forti pi më shumë duhan, alkool, që praktikisht janë të dy faktorë risku shumë të rëndësishëm që ndikojnë direkt në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.

Gratë marrin më shumë proteina, vitaminë A, acid folik dhe vitaminë C. Hanë më shumë perime, duke u mbështetur në antioksidantët e polifenoleve, karotenoideve, vitaminave dhe kripërave minerale. Ato shpesh hanë në shtëpi dhe i kushtojnë vëmendje asaj që sjellin në tryezë. Ato pothuajse kurrë nuk pinë pije me sheqer, pinë më pak alkool (burrat pinë tre herë më shumë).

Michela Barichella, një mjeke dietologe nga qendra Gaetano Pini-Cto në Milano dhe anëtare e Komitetit Shkencor të Observatorit Grana Padano, shpjegon: “Duke folur për plakjen, ushqimi mbetet faktori më lehtë i modifikueshëm. Një përmbajtje e duhur e proteinave dhe vitaminave mbeten një pikë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien, veçanërisht kur kombinohen me aktivitetin e përditshëm motorik” shkruan Revista Classlifestyle

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme