Google ADS

Arsyeja pse banakierët ju injorojnë kur doni të bëni porosi

22:57 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Nëse deri me tani nuk e keni hetuar, duhet të shikoni me kujdes sjelljen e banakierëve kur dëshironi të bëni porosi.

“Business Insider” ka biseduar me rreth 30 banakierë nga vende të ndryshme të botës dhe ka kërkuar këshilla nga ta se si duhet një klient të tërheqë vëmendjen e tyre, transmeton portali arbresh.info

Ata kërkojnë nga klientët që të jenë të sjellshëm karshi tyre, duke përdoru fjalët “të lutem” dhe “faleminderit”.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se e urrejnë kur klientët i thërrasin ata me duar ose me gisht.

Ata shtojnë se personat nuk duhet të sillen sikur janë të vetmit në bar dhe nuk duhet të mbajnë qëndrim rigoroz.

Ndër të tjera, banakierët nuk duan që klientët t’i thërrasin ata me nofkë, por duan që të respektohet kodi dhe rregulli.

Nëse doni që banakieri të ketë vëmendjen tuaj, mundohuni të jeni sa më të sjellshëm me ta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme