Kënaja është një përzierje natyrale me fuqi të lartë ngjyruese që dhuron shkëlqim dhe forcon flokun. Është përdorur mjaft herët nga gratë për ngjyrimin e flokëve apo dekorimin e trupit.
E mbledhur nga disa bimë të veçanta, mes të cilave Lawsonia, kënaja shitet në formë pluhuri që hollohet në ujë të ngrohtë dhe shndërrohet në një lloj kremi të hollë me të cilin lyhet zona që dëshirohet. Duhet të qëndrojë për disa orë në mënyrë që të lëshojë mirë ngjyrën përmes procesit të oksidimit.
Veçse, jo të gjitha kënatë kanë veti ngjyruese. Kënaja neutrale për shembull, shërben vetëm për të forcuar flokët. Gratë indiane e përdorin rregullisht dhe efektet i kanë të dukshme. Kënaja e kuqe është e përbërë nga Lawsonia Insermis që arrin t’i japë flokëve dritëhije të hapura.
Kënaja e përbërë nga bimët ngjyrë vjollcë, i jep flokut ngjyrat e errëta, kryesisht e përdorin për flokët gështenjë. Për reflekse të ndryshme këshillohet të përzihet pluhuri i saj me një çaj boronice ose frutash pylli. Në këtë mënyrë, flokët marrin ngjyrë më të fortë dhe shpërndarja është uniformë. Kohëzgjatja e rezistencës së ngjyrës, përgjithësisht shkon tre muaj dhe është në gjendje të mbulojë flokët e bardhë.
Në përzierjen e pluhurit të kënasë me ujin e ngrohtë, që flokët të rrinë të butë, këshillohet të shtohen përbërës që ndihmojnë në trajtimin e flokut si mjalti apo kosi që janë të pasur me vitamina dhe kripëra minerale
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”