Kur unë vishem me take, krijoj njëfarë vetëbesimi, vithet më ngriten dhe dukem shumë më joshëse dhe e gjatë. Mund të bëj që meshkujt ta kthejnë kokën prapa, të shikojnë siluetën time atraktive dhe shumë arsye tjera. Dhe, unë mendoj se pa marrë parasysh se a ndiheni në siklet apo ju mundojnë, gjithsesi ju keni për t’i veshur ato.
Sipas Institutit të Shëndetit të shpinës thuhet se 72% e femrave veshin take të larta gjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre i veshin çdo ditë- 49% e moshës prej 18-24 vjeç, 42% prej moshës 20-49 vjeç dhe 34% e femrave prej 50 vjeç e më lart.
Për disa femra, taket janë një shprehi apo zakon i keq. Shtrirja e shtyllës së mesit të krahërorit, zhvendosja e pasme e kokës dhe presioni i padëshiruar në këmbë, janë të gjitha si rezultat i veshjes së takeve. Këto mund të shkaktojnë edhe gjendjen e nervave spinale andaj secila femër që ka provuar take në një aheng, dasëm apo çfarëdo ngjarje, e kupton mirë pulsin, ngushtimin dhe dhimbjen nga mpierja që mund të shkaktojnë taket.
Por, ne akoma i veshim ato në të shumtën e rasteve. Pse vallë?
Taket e bëjnë ecjen më atraktive
Sipas studiuesve është vërtetuar se femrat që ecin me take të larta janë shumë më atraktive në krahasim me ato të rrafshta. Kjo sepse këto theksojnë figurën e tyre trupore, i bëjnë plotme vetëbesim dhe duken shumë joshëse.
Taket ju bëjnë të dukeni më femërore
Taket janë një element i aksesorëve që iu përkasin botës femërore dhe ecja më to ju identifikon feminitetin tuaj.
Taket janë kodi i veshjes në ambient pune
Taket i përkasin kodit të veshjes në ambient zyre apo kudo që punoni. Veshja me këpucë të sheshta apo atlete nuk është fare e hijshme në një ambient të tillë, andaj edhe femrat nuk pritojnë të mbajnë çdo ditë take elegante e të duken sa më femërore.
Paraqesin kulturë në vete
Megjithëse kultura sportive përfaqëson një modë atletike që është shumë praktike dhe kazuale, gjithsesi kultura e takeve nuk del asnjëherë nga moda dhe përfaqëson botën e femrave. Nëse shkoni në ndonjë festë ditëlindjeje, aheng apo mbrëmje, është shumë e këshillueshme veshja e takeve për një pamje sa më të këndshme.
Taket fitojnë vëmendjen e meshkujve
Taket janë një magji në vete, ato mund të bëjnë meshkujt për vete dhe të fitojnë vëmendjen e tyre. Ju dukeni shumë tërheqëse ë to e pse të mos vrapojnë meshkujt pas jush?!
Taket ju ndihmojnë të jeni më bindëse
Veshja e takeve ju krijon njëfarë ndjesie vetëbesimi, ju bën të jeni më bindëse në dëshirat e tua dhe të ndjeheni komod me kombinimin e veshjes suaj.
Taket simbolizojnë fuqi
Gratë me take shpesh herë simbolizojnë pushtet dhe mbajnë peshën e fuqisë me vete…
Taket luajnë rol në fushën e lojës
Ju ndoshta nuk mund të caktoni gjatësinë tuaj natyrale, por me ndihmën e takeve mund ta plotësoni këtë detaj që ndoshta ju pengon paksa te vetja. Nuk keni fare të ndiheni në siklet për gjatësinë tuaj dhe mund të barazoheni me femra tjera të gjata.
Zgjedhja është e juaja, a dëshironi të dukeni joshëse dhe me pamje të plotë femërore, apo preferoni stilin sportive me atlete apo këpucë të rrafshta, ju mund ta bëni dallimin dhe zgjedhjen…
Pra, çfarë keni vendosur të vishni sonte?!/femra.net/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...