Deri më tani ende nuk ka ndonjë provë shkencore se ka sjellë sukses.
Ndërmarrja Pharma Novartis ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për të vazhduar më tej me një testim të ilaçit të malaries hidroksilklorinë kundër Covid-19 në 440 pacientë të shtruar në spital, thotë farmacisti zviceran, raporton Bbc, transmeton lajmi.net.
Ilaçi është përdorur për të trajtuar malarian për dekada të tëra dhe është promovuar nga Presidenti amerikan Donald Trump pasi disa prova anekdotale sugjeruan se mund të ndihmonin kundër koronavirusit.
Por nuk ka asnjë provë shkencore që në të vërtetë ndihmon.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e përgjigjjes së pyetjes shkencore nëse hidroksilklorina do të jetë e dobishme për pacientët me sëmundjen Covid-19,” tha kompania.
Laboratorët në të gjithë globin po nxitojnë të zhvillojnë një kurë ose një vaksinë kundër koronavirusit të ri.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës