Pandemia u dha jetë pasioneve të pa zbuluara ose të heshtura. Kjo është historia e Erëzës që nga arkitektura zbuloi talentin në pikturë dhe në artizanate.
Arkitektja Erza Abrashi Muharremi, tregon se që e vogël, ka pasur dëshirë të krijojë gjëra ose të pikturojë. Siç thekson ajo, talentin e ka trashëgim nga familja.
U desh që të përhapej pandemia, që ky pasion të dilte në pah. Rreth një vit më parë, kur sapo kishin filluar kufizimet prej pandemisë COVID-19, ajo pa rastësisht në rrjete sociale një video, pikërisht me përpunimin e aksesoreve dhe nga ajo periudhë, ideja për të bërë diçka ndryshe vetëm se e mori një rrugë, shkruan koha.net.
Përveç artit, aksesoret e Erzës thellë në vete përmbajnë edhe kuptime të ndryshme. Theks të veçantë ajo u vë ‘vathëve me syrin e kaltër’, ku me këtë lloj kishte filluar punimet me artizanate.
Tavolina e punës tregon shumë për të. Kur flasim për artin në përgjithësi, lind imagjinata se si mund të krijohen një palë vathë. Por, për këtë, më në detaje na tregon Erëza Abrashi-Muharremi.
Rrjetet sociale janë vendi ku arkitektja, Erëza Abrashi-Muharremi ekspozon produktet e saj prej ku edhe bëhen porositë.
Përpos kësaj, ajo për Emisionin Sot na zbuloi se së shpejti koleksioni i saj i radhës do të jetë me për mbajtje të kulturës kombëtare. Veçanti do të ketë Xhubletën.
Pas arkitekturës, piktura dhe punimet në artizanate, për Erëzën tash e tutje janë shndërruar në profesion e pasion, transmeton /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...