Aplikojeni këtë maskë që të dukeni 10 vjet më të rinj

01:36 | 18 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Nëse mendoni se keni nevojë të shpenzoni shumë para dhe shumë kohë për të rifreskuar dhe rivitalizuar fytyrën tuaj, ju e keni gabim.

Atë që ju ndoshta nuk e dini është se ju mund të bëni një maskë efektive për shtrëngimin e lëkurës duke përdorur disa produkte që mund t’i gjeni në shtëpinë tuaj.

Çfarë ju duhet?

Gjysmë banane

3 lugë gjelle tërshërë të kombinuar me jogurt

1 lugë gjelle mjaltë

1 ve

Si ta përgatisni këtë maskë?

Shtypeni bananen mirë dhe përziejeni me vezën, tërshërën me jogurt dhe mjaltin.

Përzieni mirë të gjitha derisa të krijoni një masë homogjene, të cilën më pas lëreni të qëndrojë në fytyrën tuaj për 10 deri 15 minuta.

Mos harroni që para se ta vendosni maskën në fytyrë, pastrojeni fytyrën mirë e mirë.

Bananja do t’i ofrojë lëkurës suaj shumë ushqyesë të nevojshëm që në të njëjtën kohë luftojnë rrudhat në fytyrën tuaj, transmeton klan kosova

Mjalti do të hidratojë lëkurën derisa acidi laktik që gjendet në jogurt dhe tërshërë do të bëjë që të keni lëkurë të pastër.

Kjo maskë është efektive për të gjitha llojet e lëkurës dhe mund të përdoret nga të gjithë dhe çdo ditë.

Duhet të jeni të duruar sepse efektet pozitive të kësaj maske nuk do të jenë të dukshme në fillim. Kjo maskë është plotësisht natyrale dhe efektet nga kjo maskë janë efektive dhe mbi të gjitha të shëndetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme