Shumë njerëz nuk ndihen aspak rehat pa pasur në duar celularin e tyre për një kohë të caktuar. Për këtë ndjesi, shkencëtarët kanë gjetur një emër.
Sipas tyre ajo quhet “Ankthi i ndarjes nga celulari”. Simptomë, që sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”.
Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë dhe për këtë, fajin e kanë celularët që mund t’i personalizojmë sa të duam, transmeton shekulli, përcjellë Klan Kosova.
Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje