Anija ndahet në dy pjesë në mes të detit

02:03 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një anije mallrash është  ndarë në dy pjesë  ndërsa lundronte në Detin e Zi. Anija mongoliane, e gjatë 114 metra, ishte në afërsi të Stambollit kur papritmas u thye.

Për fat të mirë, ekuipazhi prej 11 personash që ishte në bord u shpëtua nga autoritetet turke dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjeksore.

Rimorkio arriti që të tërheqë në breg vetëm gjysmën e anijes ndërsa pjesa tjetër u la të zhytet në det.

Mediat turke raportojnë se anija ishte prodhur 42 vite më parë dhe po lundronte drejt Tuzlës në Stamboll, ironikisht për tu riparuar.

https://www.youtube.com/watch?v=45O4zQVqyJs

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme