Amsterdami ndaloi me ligj biçikletat e famshme të birrës në rrugët e tij, pas shumë ankesave për sjellje të pahijshme dhe të zhurmshme të turistëve të dehur.
Gjykata vendosi se, këto “shpikje” argëtuese nuk duhet të qarkullojnë më në kryeqytetin holandez, pasi po shkaktojnë probleme me rendin publik. Këto biçikleta unike janë mjaft popullore në Amsterdam, pasi ofrojnë një mundësi shumë të mirë për të shëtitur qytetin në grup, duke pirë.
Por, ajo që pasonte konsumin e tepruar të pijeve nuk është vlerësuar aspak nga banorët e Amsterdamit, që sidoqoftë duhet thënë se i kanë duruar këto festa ambulante për shumë kohë.
Autoritetet holandeze thanë se ndalimi i biçikletave të birrës është i justifikuar, pasi veç shqetësimit të banorëve, ato shpesh bllokonin trafikun, sepse po aq shpesh çiklistët mbi to ishin të dehur.
Biçikletat e birrës janë karroca të vogla, që janë modifikuar me shala biçiklete anash, e ata që ulen aty ndërsa pinë birrë, vënë në lëvizje të gjithë pajisjen duke i dhënë pedaleve. Megjithëse ky mjet i sajuar është fare pa zhurmë, banorët e Amsterdamit thonë me të drejtë se, biçikletat e birrës në fillim i dëgjon, pasi i sheh.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola