Në përpjekje për të përmisuar kushtet e punës në industrinë e seksit të qytetit, kryebashkiaku i Amsterdamit ka hapur një bordel që do të menaxhohet nga vetë prostitutat.
Rreth 40 punëtorë seksi do të jenë në gjendje të operojnë jashtë ambienteve, të cilat drejtohen nga një fondacion i quajtur My Red Light, në të cilin prostitutat marrin pjesë aktive, transmeton portali arbresh.info
“Çdo gjë në këtë projekt është e menduar nga punëtorët e seksit”, tha njëra nga prostitutat që ka dashur të mbetet anonime.
“Shpresoj që projekti My Red Light do të ofrojë hapsira të këndshme të punës, ku punonjëset e seksit mund të jenë të kënqura dhe të ndihen të mirëpritura”, ka shtuar ajo.
Prostitucioni është i ligjshëm në Holandë që nga viti 2000. Pronarët e bizneseve seksuale duhet të marrin licencë dhe t’i përmbahen rregullave komunale, ndërsa prostitucioni është profesion ligjor dhe praktikuesit e tij pritet të paguajnë taksa.
Kryebashkiaku i Amsterdamit, Eberhard van der Laan, ka miratuar projektin, ndërsa holandezët e kanë quajtur projektin ‘bordello komunale’./Arbresh.info
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...