Zyrtarët në Amsterdam thanë sot se kanë ndërmend të ndërtojnë një “qendër erotike” për të tërhequr turistët problematikë larg zonës së mbipopulluar me “drita të kuqe” të qytetit.
Më shumë se 17 milionë njerëz vizitojnë çdo qytetin duke shkaktuar mbipopullim për 1.1 milionë banorët vendas dhe infrastrukturën e qytetit.
Kryebashkiakja Femke Halsem e ka kthyer në objektiv parësor reduktimin e niveleve të turizmit të seksit e drogave në Amsterdam, duke kërcënuar të ndalojë shitjen e kanabisit në kafenetë vendase për turistet e huaj.
Ndërsa zona me drita të kuqe kur ‘punonjëset e seksit’ reklamojnë shërbimet e tyre në dritare është një tjetër atraksion i mbrapshtë turistik, megjithë ankesat e prostitutave për ngacmime prej turistave.
Sipas planit qendra e re erotike do të jetë “teatro seksi” si dhe dhoma për prostitucion.
Zyrtarët thonë se qëllimi i saj nuk do të jetë zëvendësimi i zonës së dritave të kuqe por krijimi i vendndodhjeve alternative për reduktimin e presionit mbi zonat më të mbushura./tch/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...