Aventurierja, shkrimtarja dhe alpinistja Marion Chaygneaud-Dupuy konsiderohet si një grua mjat e guximshme.
Tre vjet më parë, ajo filloi projektin Clean Everest, duke synuar të pastronte majën malore nga të gjitha mbeturinat që janë mbledhur ndër vite, shkruan Metro.uk, transmeton portal arbresh.info
Marion dhe ekipi i saj kanë pastruar 8.5 ton mbeturina nga vendi. 39-vjeçarja i është ngjitur tre herë malit Everest dhe secilën herë ka parë se është mëse e nevojshme që të mblidhen mbeturinat që ishin lënë nga turistët.
Për 17 vite, ajo ka punuar si guide malore dhe më pas ka vendosur që të merret me projektin në fjalë. Puna e Marion ka fituar njohje, me të fituar çmimin ndërkombëtar 2019 Terre de Femmes ’të vitit 2019 të dhënë nga organizata franceze Fondation Yves Rocher.
Misioni i saj nuk është vetëm ruajtja e ambientit, por edhe ndryshimi i cilësisë së jetës që bëhet në atë zonë. Dy miliardë njerëz që jetojnë në luginat kineze dhe indiane përdorin ujë të pijshëm i cili preket nga ndotja e Himalajeve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...