Aktori i famshëm francez, Alen Delon, një nga joshësit më të mëdhenjë të ekranit, njihej si rebel nëpër rrugët e Parisit.
Delon, tani 86 vjeç, ka luajtur në rreth njëqind filma, ka prodhuar 30 filma dhe besohet se ka fjetur me 1000 gra, transmeton portal arbresh.info
Aktori simpatik francez u shfaq në film në vitin 1957 dhe shumë shpejt u tregua një nga aktorët e rinj francezë më tërheqës dhe ambicioz.
Deloni interpretoi në rolin kryesor në filmin “Në zenitin e diellit” dhe famë botërore e fitoi në vitin 1960 me rolin e tij në filmin “Rocco dhe vëllezërit e tij”. Menjëherë pas kësaj, ai filloi të aktrojë në Hollywood.
Krahasimi me James Dean, pas vdekjes së parakohshme të yllit më të ndritur të Hollivudit, ishte një rrëfim jashtëzakonisht lajkatar. Megjithatë, këto dy legjenda të aktrimit ndryshonin në një gjë: Delon ishte një yll që nuk do të shuhej shpejt.
Një tjetër krahasim lajkëtar iu bë aktorit, kur mediat e cilësonin si versioni mashkullor i Brigite Bardo.
Jeta e Alen Delon është e mbushur me histori të ndryshme, por nga këndvështrimi i sotëm, ai ishte një ikonë stili që dallonte nga të tjerët, një person klasik me një ekstravagancë hipi, një actor që ishte i afërt me njerëzit e rëndomtë dhe kriminilët, ndërsa mbante distancë me elitën e artit.
Ai ishte fëmijë i prindërve të divorcuar, e përjashtonin shpesh nga shkolla për sjellje problematike, madje një pjesë të rinisë e kaloi në burg.
Punoi si kamarier, portier, kasap dhe shpërndarës gazetash, por përfundoi edhe si vullnetar në ushtrinë franceze, e cila e dërgoi në fushën e betejës në filmin Indokinë.
Këtë përvojë të pasur jetësore, të cilën e fitoi njëzet vjet më parë, ai mundi ta zbatojë në botën e aktrimit dhe filmit dhe atje ia doli jashtëzakonisht mirë.
Në fund të vitit 1968, Delon e gjeti veten në qendër të një skandali të madh për vrasjen e truprojës së tij, kur rrëfeu për lidhje me botën e krimit, por u shpall i pafajshëm.
Afera nuk e dëmtoi karrierën e aktori, por shtoi punën e tij, pasi ai u kërkua që të merrte role edhe në filmat e krimit, për të cilin zhanër ka shfaqur interes të madh.
Pamja e bukur, karizma e parezistueshme dhe misteri i jetës së tij private e përcaktuan Alain Delon si një aktor të pjekur që e tejkaloi imazhin e një rebeli pa asnjë arsye. Ai u bë një institucion në botën e filmit dhe na dha një mësim se vetëm ata që në fund të fundit refuzojnë të jenë diçka tjetër përveç asaj që janë, po hapin rrugën e tyre drejt suksesit.
Kujtojmë se Alen Delon është i njohur gjithashtu për idetë e tij politike konservatorte, ndërsa ka theksuar se “të jesh homoseksual është krim”, edhe pse për vetë aktorin është dyshuar që është homoseksual.
Si seks simbol i viteve të 60-ta, ai ia doli të “rrëmbejë” zemrën e shumë grave, ndërsa thuhet se ka fjetur me 1000 gra./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...