Shkencëtarët kanë alarmuar së fundmi, pasi një studim i kryer ka gjetur se peshkaqeni është duke u kthyer në një specie në zhdukje.
Sipas tyre, peshku Tuna ka filluar që të rikthehet, pasi ishte në prag të zhdukjes, dhe pas një dekade përpjekjesh për ta ruajtur atë, së fundmi është gjetur se peshku Tuna është duke i rritur, trasnemton portal arbresh.info
Megjithatë, rezervat e Tunës mbeten në rënie të madhe, tha Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili përpilon Listën e Kuqe të zhdukjes.
Studimi ka gjetur se katër në dhjetë peshkaqenë janë në zhdukje.
Është gjetur se kërcënimi për zhdukjen e peshkaqenëve është rritur në 37%, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndotjes.
Ndërkohë, në tokë, hardhuca Komodo po i afrohet harresës. Hardhuca më e rëndë në Tokë përballet me kërcënime nga ndryshimet klimatike, me frikën se habitati i saj mund të ndikohet nga rritja e nivelit të detit.
Lista e rishikuar e bimëve dhe kafshëve të rrezikuara në botë u publikua në fillim të kongresit kryesor botëror të ruajtjes, i cili po zhvillohet në qytetin francez të Marsejës nga 3 deri më 11 shtator.
Lajmi është një “shenjë e fuqishme” se pavarësisht presionit në rritje mbi oqeanet tona, speciet mund të shërohen, nëse shtetet angazhohen për praktika të qëndrueshme, tha Drejtori i Përgjithshëm i IUCN, Dr Bruno Oberle.
Rreth 139,000 specie janë vlerësuar në rrezik gjatë gjysmëshekullit të fundit, me gati 39,000 tani të kërcënuar me zhdukje, ndërsa 902 janë zhdukur./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...