Google ADS

Akupunktura ndihmon për humbjen e peshës

01:45 | 8 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Është bërë një studim i vogël, por që mund të ketë ndikim të madh.

Aty thuhet se akupunktura mund të jetë një nga mjetet efektive që të ndihmojë në humbjen e peshës, shkruan Huffingotonpost, transmeton Klan Kosova.

I kryer në Shkollën e Medicinës në Kinë, në kuadër të Universiteti të Hong Kong dhe në bashkëpunim me Sptalin e Hong Kongut, pjesëmarrës në të kanë qenë 72 veta, 13 burra e 59 gra, në mes moshës 18 dhe 68.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur një indeks të masës trupore (BMI) 25 ose më shumë dhe që nuk kanë bërë kontrolle të matjes së peshës, apo ndonjë mjekim në tre muajt e fundit, përpara se të testohen.

Ekipi caktoi rastësisht pjesëmarrësit në dy grupe për të vërejtur rezultatet: “Grupi i vërtetë i akupunkturës” dhe “Grupi i akupunkturës së rreme”.

Pas studimit tetë javor dhe etapave të trajtimeve grupi hulumtues ka gjetur se “Grupi i parë ka treguar një zvogëlim prej 2.47 të peshës mesatare dhe po ashtu zvogëlim prej 1.46 në mesatare për m2.

Kurse grupi i dytë, “i akupunkturës së rreme” pas përfundimit të trajtimit doli të ketë humbur vetëm 0.54 kilogramë me një ulje prej 0.19 kg/m2 të indeksit të masës trupore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme