Qentë Akita Inu janë më të mëdhenj të cilët, edhe pse shpesh janë kokëfortë, janë të mençur dhe shumë të lidhur me pronarët e tyre
Akita Inu është racë japoneze e njohur sipas Hachiko, i cili pjesën e mbetur të jetës pas vdekjes së pronarit e ka kaluar në vendin ku e kanë kaluar kohën së bashku.
Japonezët shpesh e përdorin si qen policie, transmeton Telegrafi.
Akita Inu në fillim ka qenë qen gjuetie për kafshë të egra e të mëdha. Pjesëtarët e kësaj race edhe sot janë qen të mëdhenj.
Edhe pse nuk janë tip i qenve të cilët nuk mund ta përballojnë ndarjen nga pronari, Akita Inu u janë besnikë pronarëve të tyre.
Njëra ndër karakteristikat u është që të kujdesen për njerëzit e vet, andaj janë qen roje shumë të mirë.
Madhësia e tyre gjithashtu frikëson shumë armiq. Kjo gjë ka edhe anën e vet të keqe dhe ajo është që Akita është një qen mjaft i fuqishëm.
Agresiviteti i kësaj race është i dukshëm kur janë të pranishëm qen të tjerë të të njëjtit seks, por mund të jetë agresiv dhe ndaj kafshëve tjera.
Temperamenti agresiv që shfaq kjo racë i vështirëson praktikat stërvitore. E veçanta e Akitës është mbrojtja e fëmijëve dhe sjellja shumë e egër me të panjohurit.
Bën pjesë në qentë trupmëdhenj ku pesha varion 40-50 kg. Jetëgjatësia mesatare e Akitës është 10-13 vjet.
Akita Inu kërkon trajnim të mirë dhe socializim që kur janë të vegjël.
Akita Inu nuk lehin shumë. Meqenëse sjellja e tillë është e rrallë, kryesisht ekziston arsyeja për kërkesat e shumta të tyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...