Një çift të rinjsh anglezë kanë vendosur të kenë një marrëdhënie shumë të çuditshme me njëri-tjetrin. Ajo mund të shkojë me kë të ketë qejf, ndërsa ai duhet t’i qëndrojë besnik, pasi, nëse nuk i qëndron besnik, ajo do e lërë.
22-vjeçarja Beatrice Gibbs dhe 27-vjeçari Adam Gillet kanë nisur një marrëdhënie të hapur një vit e gjysmë më parë dhe që nga ajo kohë, vajza ka fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm. Ajo thotë se puth edhe 6 meshkuj çdo ditë, ndërkohë që i dashuri ia lejon këtë gjë, pasi ajo i ka shpjeguar se nuk i reziston dot meshkujve, duke e kërcënuar me përfundimin e lidhjes nëse ai nuk do e lejonte sjelljen e saj.
Nga ana tjetër, Adamit nuk i lejohet të shkojë me femra të tjera.
“Është situata perfekte. Kam një të dashur që e dashuroj, por kënaqem edhe me meshkuj të tjerë kur dua. Shumë njerëz mund të më paragjykojnë, por ne jemi të lumtur me lidhjen tonë dhe nuk po i bëjmë keq njeriu”, tha 22-vjeçarja për “The Sun”.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez