Luke Athens është një detektiv privat i cili njihet dhe si drejtuesi i armës “Heartbreakers”.
Në një intervistë për ‘Daily Mail’, ai tregon se si ta kuptoni nëse partneri ju tradhton. “Kur vjen puna tek të zbuluarit e tradhtive, intuita është arma më e fuqishme që keni”, u shpreh ai.
Megjithatë, përpos intuitës, janë dhe disa hapa të tjerë të cilët duhet t’i ndiqni për të zbuluar të vërtetën.
Hapi i parë është të kërkoni për ndonjë rezervim të pazakontë bilete. Mënyrë tjetër për të kuptuar nëse po ju gënjen rreth destinacionit të udhëtimeve të tij, është të shikoni matësin e kilometrave në makinë, apo dhe nëse kilometrat e bëra i përshtaten distancës. Luke vazhdon me sugjerimet e tij duke thënë se edhe një kontroll në koshin e plehrave gjithashtu është një burim i mirë. Një faturë e një darke për dy veta, një pako boshe prezervativësh: Të gjitha këto janë shenjë e tradhtisë së tij. “Njerëzit këto kohë janë shumë të ksuar pas telefonit të tyre.
Kështu që nëse ai e mban atë larg vetes, por edhe larg jush, atëherë është e sigurt që po fsheh diçka. Edhe llogaria bankare apo transaksionet bankare kanë aftësinë për të fshehur të vërteta. Por, më e rëndësishmja nga të gjitha, është ndryshimi i stilit të tij të jetesës. Nëse krejt papritur, ai nuk bën më të njëjtat gjëra si më parë, duhet të lloni të dyshoni!”, shprehet Luke Athens.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...