Agonia e prindërve, fëmija lind me zemrën jashtë gjoksit

22:43 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një foshnje e lindur me zemrën jashtë gjoksit ka habitur mjekët dhe prindërit në Pakistan.

Shaista Zahida, e ka lindur vajzën në mënyrë të natyrshme në një spital në qytetin Multan, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ajo ka mbetur e shokuar kur ka kuptuar se zemra e foshnjës ishte jashtë trupit.

Pavarëisht funksionimit të organeve tjera, mjekët kanë theksuar se foshnja duhet t’i nënshtrohet një operacioni, në të cilin do të tentohet që zemra e foshnjes të vendoset brenda trupit.

Gjendja është bërë edhe më e vështirë pasi mjekët në Pakistan kanë deklaruar se nuk do të jenë në gjendje të kryejnë një operacion të tillë, ndërsa shpresa e vetme mbetet nëse foshnja operohet në ndonjë vend të Europës.

Të dy prindërit shpresojnë se foshnja do të marrë trajtim jashtë vendit.

Mjekët e kanë diagnostikuar atë me Ectopia Cordis, e cila sëmundje prek përafërsisht një në çdo 126.000 lindje./Arbresh.info

beb1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme