Një adoleshente me ngjyrë, ka thënë se është ndaluar të marrë pjesë në një festival muzikor, sepse ngjyra e lëkurës së saj nënkuptonte se ajo ‘nuk ishte një italiane e vërtetë’, pavarësisht që ka lindur në Itali.
15-vjeçarja e identifikuar si Dora B. është ndaluar të marrë pjesë në një festival në Verona, në qytetin ku edhe ka lindur, transmeton portali arbresh.info
Dora, prindërit e të cilës janë me prejardhje nga Gana, e gjeti në Facebook konkursin për të marrë pjesë në festival dhe u shkroi letër organizartorëve rreth pjesëmarrjes.
Mëgjithatë, ajo morri një përgjigjje që nuk e priste.
“Nuk pranojmë të huaj”, ishte përgjigjja që i ishte kthtyer asaj.
Përkundër shtetësisë italine dhe dëshmisë që ka lindur në Verona, ajo morri një përgjigjje edhe më të rreptë nga organizatori.
“Jo! Duhet të jesh italiane, dhe jo t’bëhesh italiane. Italian është vetëm ai që lind nga dy prindër italianë. Kështu e shohim ne. Konkursi është i hapur vetëm për italianët e vërtetë”, thuhet në përgjigjje.
Përkundër publikimit të lajmit nëpër media, organizatori ka theksuar se nuk ka ‘pretendime raciste dhe politike’./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...