Adoleshentet e lumtur nuk e përdorin telefonin më shumë se një orë

21:52 | 29 Mars 2018
Trina Galanxhi

Ngjan që ka ardhur koha që adoleshentët të heqin dorë nga telefoni dhe të luajnë jashtë, sidomos në ditët e mira.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i San Dias (SDSU) dhe Universiteti i Gjeorgjisë  është gjetur se adoleshentët që kalojnë shumë orë në ditë para ekraneve të telefonit janë më depresiv në krahasim me ata që kalojnë pak orë dhe bëjnë stërvitje ose luajnë jashtë dyerve të shtëpisë, transmeton portali arbresh.info

Hulumtuesit kanë shqyrtuar të dhënat për mbi më shumë se një milion nxënës amerikanë të shkollave të mesme.

Autorët e studimit kanë zbuluar se adoleshtentët që merren me aktivitete jashtëshkollore kanë shkallë më të lartë të lumturisë.

“Përdorimi i mediave sociale është kufizim i lumturisë”, tha Jean M. Tëenge, autori kryesor i studimit, profesor i psikologjisë në SDSU.

Autorët e studimit gjithashtu vunë në dukje se vetëvlerësimi dhe niveli i kënaqshmërisë së jetës u zvogëluan ndjeshëm në vitin 2012, që është i njëjti vit që numri i amerikanëve që mbajnë smartfonë u rrit me më shumë se 50 për qind./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme