Dietologia e njohur ndërkombëtare Leslie Langevin, në një publikim për “Whole Health Nutrition”, për këtë pikëpyetje thotë se ka qëndrime të ndryshme.
Leslie thotë se nuk ka asnjë rregullore që mund të të rekomandojë për të humbur kilogramë nga suplemente të ndryshme.
“Ka disa evidenca që mund të të ndihmojnë me nivelin e sheqerit në gjak, po e vërteta është që jemi shumë kaotikë rreth asaj që duhet të rekomandojmë në rastin e uthullës së mollës.”
Disa studime të vogla në kafshë, më së shumti minj, kanë treguar se uthulla e mollës mund të jetë një zgjidhje e mirë për të ngrënë më pak në ditë.
Hulumtime të tjera kanë zbuluar se uthulla mund të reduktojë yndyrën e akumuluar, megjithatë është provuar në minj, jo në njerëz.
Studimet duken premtuese, por ka akoma rezerva, shkruan revista class. Siç u përmend më lart, nuk ka pasur studime të hollësishme që provojnë se marrja e uthullës në përditshmëri ndikon në metabolizëm ose në humbjen e peshës.
Dietologët pranojnë se uthulla e mollës të ndihmon për humbjen në peshë dhe ky është një lajm i mirë, por nuk duhet ta detyrosh veten të durojë shijen e thartë për qëllime peshe.
Leslie thotë se uthulla nuk të dëmton nëse e shton atë në sallata për më shumë shije, por po ashtu edhe në një gotë ujë me limon në mëngjes.
Megjithatë, mos e konsidero uthullën si një ndihmë të madhe për humbje peshe, meqenëse akoma shumë studime nuk kanë arritur në konkluzione të konfirmuara.
Si përfundim, uthulla e mollës nuk bën magji në humbjen e peshës. Leslie sugjeron “të rregullosh dietën bazë dhe ta kombinosh atë gjithmonë me ushtrime fizike”.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...