Shumë njerëz kanë një “ilaç” të preferuar për çdo mbrëmje para se të flenë: një çaj i ngrohtë dekafeinato apo ndonjë suplement shtesë melatoninë.
Por edhe lëngjet që përmbajnë qumësht dhe kanellë, po ashtu bëjnë pjesë te pijet e dashura për kohën para gjumit, sipas Joyce A. Walsleben dhe Rita Baron-Faust, autorë të “A Woman’s Guide to Sleep.” Megjithatë, ka disa kufizime që kanë të bëjnë me ndikimin që ka kjo përzierje e mbrëmjes për shumë njerëz. Siç dihet, qumështi ndihmon gjendjen e gjumit, por, sipas studimeve, kanella rrit më shumë vigjilencën se sa ul lodhjen.
Qumështi dhe gjumi
Qumështi është i përbërë nga një aminoacid, triptofan, i cili shton seratoninën në trup. Seratonina ndihmon në gjendjen e gjumit. Megjithatë, sipas një studimi të vitit 2003, publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, rezulton se ndërsa qumështi çliron tryptofan, ky i fundit mund të “pengohet” gjatë rrugës për t’i dhënë sinjalin trurin, nga proteinat e qumështit. Që tryptofani të jetë efektiv për të sjellë gjendjen e gjumit, duhet të shoqërohet me ushqime me pak proteina dhe me shumë karbohidrate.
Kanella dhe gjumi
Që nga viti 2011, nuk ka asnjë provë shkencore që kanella ndihmon për të sjellë gjendjen e gjumit. Megjithatë, aroma e kanellës, klinikisht është vërtetuar se rrit vigjilencën dhe ul tensionin, sidomos tek njerëzit që ngasin makinën, sipas një studimi të vitit 2009 në “North American Journal of Psychology.” Edhe pse ky studim rekomandon se kanella të qetëson më shumë kur i mban erë se sa kur e shijon, në të njëjtën kohë edhe tregon se është më mirë që ta shmangni qumështin me kanellë para se të flini, sepse në vend që t’ju vijë gjumi, do të ketë efekt të kundërt duke ju bërë më vigjilent.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...