Paraja luan një rol të rëndësishëm në një marrëdhënie dhe një studim i fundit ka vërtetuar se situata financiare në marrëdhënie është më komplekse sesa mendohej.
“Breza më parë, në shumë kultura, një burrë pritej që të fitonte më shumë, pasi ishte edhe kreu i familjes. Tani ata përballen me një ndryshim, pasi ka raste që gratë fitojnë më shumë dhe kjo i bën burrat më të stresuar”, tha Joanna Sirda, autore e studimit, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, sa më e madhe të jetë pavarësia ekonomike e një gruaje, aq më i madh është stresi te burrat.
Studimi i kryer nga Universiteti i Bath pretendon se stresi rritet tek burrat kur një grua kontribuon më shumë se 40 përqind në buxhetin e familjes.
Jeta e më shumë se 6,000 çifteve heteroseksuale, të cilët kanë qenë të martuar për më shumë se 15 vjet ose jetojnë së bashku, u analizuan dhe të dhënat u bazuan në hulumtimin e informacionit të mbledhur.
Kur ekziston një çekuilibër financiar në një marrëdhënie, kjo mund të ndikojë në vendimet që njerëzit marrin çdo ditë.
Studimi gjithashtu ka gjetur se është stresuese për burrat kur ata janë të vetmit që sigurojnë të ardhura për familjen.
Burrat janë më të lumtur kur të dy partnerët kontribuojnë financiarisht në buxhetin e familjes. Përqindja perfekte e kontributeve është 60 përqind, afërsisht 40 përqind që duhet të bëjë një grua./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...