Telefonat e mençur, pajisjet digjitale dhe interneti kanë transformuar mënyrën se si shumica prej nesh ndërveprojnë me të tjerët. Shpenzimi i kohës në internet është bërë një mënyrë jetese dhe jo çuditërisht po formon mënyrën se si e shohim botën. E gjithë kjo ka rezultuar në një ndryshim kulturor, që ende po shpaloset. Por, a po përkthehet kjo në një mirëqenie më të madhe psikologjike?
Megjithëse shpesh përcaktohet në mënyra të ndryshme, mirëqenia psikologjike zakonisht matet me atë se sa të kënaqur ndihemi me jetën dhe cilësinë e marrëdhënieve që kemi me miqtë dhe familjen (Vitelli, 2018).
Hulumtimi në kërkim të mirëqenies psikologjike është fokusuar veçanërisht tek adoleshentët dhe se si ndjenja e mirëqenies ka ndryshuar gjatë viteve. Duke pasur parasysh se telefonat e mençur u bënë dukshëm më të qasshëm dhe më të përdorur që nga viti 2007, me shumicën e amerikanëve që zotëronin një nga fundi i vitit 2012. Hulumtuesit zgjodhën vitin 2012, si bazë për kërkimin e tyre. Nivelet e raportuara të mirëqenies psikologjike tek adoleshentët, mbetën të njëjta ose u rritën gjatë periudhës kohore 1991-2011. Por, duke filluar në vitin 2012 dhe duke vazhduar deri në 2016, ka pasur një rënie të konsiderueshme në shumicën e aspekteve të kënaqësisë së jetës dhe sigurisë personale (Vitelli, 2018).
Adoleshentët që shpenzonin më shumë kohë në mediat elektronike, ishin përgjithësisht më pak të lumtur dhe më pak të kënaqur me jetën e tyre. Nga ana tjetër, adoleshentët që kalonin më shumë kohë në aktivitete si sporti, socializimi personal dhe mediat e shkruara kishin një mirëqenie më të lartë psikologjike. Rritja e komunikimit elektronik, duket të jetë faktor kyç në këtë rënie të mirëqenies. Faktorët e tjerë potencialë përfshijnë rënien e përgjithshme të ndërveprimeve shoqërore ballë për ballë, humbjen e kohës së kaluar në gjumë, e që shpesh lidhet me përdorimin e tepruar të ekranit dhe çështjet e varësisë potenciale nga mediat sociale. Ekzistojnë gjithashtu çështjet e shëndetit mendor, të cilat mund të jenë rezultat i ngacmimeve kibernetike ose formave të tjera të ngacmimeve elektronike (Vitelli, 2018).
Tani ne kemi pajisje që na lejojnë të bëjmë krahasime sociale e të shohim se çfarë po ndodh kudo e në çdo kohë, personat që nuk janë në gjendje të përputhen me figurën e paraqitur në media, gjejnë veten duke marrë masa ekstreme për të qenë më shumë si modelet e paraqitura si forma ideale, kushdo që nuk i përmbahet këtij ideali mund të jetë lehtësisht i prekur nga depresioni, vetëvlerësimi i dobët dhe pakënaqësia e përgjithshme e imazhit trupor (Vitelli, 2013). Kur vazhdimisht shohim e krahasojmë veten me njerëzit rreth nesh edhe nëse jemi mjaftueshëm të kënaqur, ne mund të ndryshojmë kur krahasojmë veten me dikë që ka diçka më të mirë. Mund të shohim se si të tjerët jetojnë jetën e tyre të përditshme, çfarë ata kanë që ne nuk e kemi, se si ata bëjnë ato që ne nuk mund t’i bëjmë, duke zhvilluar kështu një pabarazi shumë më transparente, e cila gjithashtu mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe mirëqenien tonë psikologjike (Hayes, 2014)./revista psika
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion