Të gjitha e dimë mirë se ç’gabim trashanik jemi duke bërë nëse nuk i lajmë si dhe sa duhet furçat e make up-it. Përveç kësaj, problemi i dytë më i rëndëishëm është mënyra e larjes. A po i lajmë siç duhet? Si duhen larë?
Për të qenë më të qartë, le të dëgjojmë ç’thonë specialistët e make up-it.
“Furçën personale të make up- it duhet ta pastrosh pas 3- 4 herëve që e ke përdorur. Kaq do ishte idealja.” shprehet Robin Black, grimiere e grave të famshme.
Po kështu, Black shton se furçat të cilat shërbejnë për të përhapur produkte në trajtë kremoze janë shumë më të rrezikuara nga bakteret se ato që shpërndajnë produkte pluhur (pudër)dhe për më tepër në periudhën që po jetojmë, rreziku është dyfish.
Procesi nis me mbushjen e një ene me ujë të ngrohtë. Zhytini furçat brenda dhe lërini për disa minuta, që të zbuten. Më pas fërkojini mirë e mirë mbi sipërfaqen e sapunit. Nëse keni kohë dhe mundësi shtoni edhe pak balsam flokësh (për zbutje). Në rast se furça ka ende papastërti, përsëriteni dhe përsëriteni procesin e fërkimit derisa shkuma të qëndrojë e bardhë. Më pas shpëlajeni mirë e mirë. Nëse rastësisht vini re erë myku apo ndonjë ndryshim tjetër në furçet tuaja mos u mendoni dy herë për t’i flakur./Anabel/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...