Pantallonat e shkurta për meshkujt kanë kundërshtime shumë të mëdha. Këto i kanë mbijetuar kohërave të ndryshme të luftës dhe trazirave politike. Këto bien në të njejtën kategori si çorapet me sandale dhe kanë një asociacion historik me veshjen e çrregullt të Napoleonit.
Sigurisht, pantallonat e shkurta për meshkuj mund të jenë të këqija (shih shembujt e mësipërm). Por, moda duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe meshkujt duhet patjetër të duken interesant dhe bukur. Kohët e fundit, këto pantallona të shkurta apo shorce u kthyen me një hakmarrje veçanërisht të ashpër në pasarelat e meshkujve për pranverën 2018 .Gosha Rubchinsky doli me një palë pantallona të tilla poshtë gjunjve prej xhinsi dhe një këmishë, njëlloj sikur Slim Shady kishte teleportuar në Moskë rreth vitit 1999, verzioni i tij ishte më i ngushtë se Rubichinsky duke e cilësuar si një “bad boy”.
Modele të ngjashme ishin zbuluar edhe nëpër pasarela të ngjashme nga Prada apo Christopher Shannon duke zbuluar këmbët me qime. Ndërsa rasti më i mërzitshëm mund të cilësohet nga Martine Rose, kombinimi me xhepa të mëdha që mbulon tërë vithet, një rryp metalik që shtrëngon dhe thekson belin.
A është vallë ky trend i keq apo thjeshtë i mirë? Një studim i shpejtë konfirmoi natyrën e tij polarizuese. Këto veshje duken shumë fëmijërore dhe aspak nuk shprehin elemente burrërie, thekson fotografi Daniel Arnold, duke shpjeguar se këto persona duken si një gjigant 3 vjeçar. Ai i krahason këto shorce apo pantallona të shkurta me kostumet e banjos, transmeton femra.net. Ai nuk kundërshton këto lloj modele, por që t’i përshtaten prporcioneve trupore, të jenë ideale deri nën gju dhe të mos vizatojnë shumë trupin mashkullor, sepse është diçka vërtetë e pahijshme.
A po duken tmerrësisht keq meshkujt me trendin më të ri të veshjës?
Por, në lidhje me këtë, duket se femrat janë më shumë toleruese dhe falëse ndaj kësaj veshje. Kur u pyetën femrat që punonin për Vogue, ata pohuan se ky model i pantallonave mund të ju shkojë shumë meshkujve, por me kusht që të kenë këmbë të formuara mirë dhe të bukura./femra.net/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...