Jeni hasur shpesh me termin çrregullime emocionale sezonale. Ekspozimi ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D, e cila ndikon në nivelet e hormoneve dhe për këtë arsye ndikon edhe në gjendjen shpirtërore.
Në ditët me shi ju ka ndodhur që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e planeve për të dalë jashtë. Por ajo që pyesni vërtet veten është nëse moti ndikon apo jo në gjendjen shpirtërore? Hulumtimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore.
Një raport i publikuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive. I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë koncentrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.
Moti dhe alergjia: alergjitë sezonale ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, sepse ndërpresin gjumin dhe rutinën e përditshme.
Moti është një nga faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në alergji.
Era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë alergjinë. Alergjia është një tjetër faktor që lidhet me motin dhe ndikon në gjendjen e keqe shpirtërore, për shkak të simptomave që ajo sjell.
Nga studimi rezultoi se moti nuk është formues i gjendjes së mirë apo keqe shpirtërore, por ndikon mbi mënyrën se si ndiheni. Moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj.
Çrregullimi sezonal emocional:
në stinën e dimrit njerëzit priren të jenë më të trishtuar për shkak të kohës. Ata duan të flenë më shumë dhe hanë më tepër seç duhet. Nga raporti thuhet se gratë e vuajnë trishtimin në dimër 3 herë më shumë se meshkujt.
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...