A munden viruse të tilla si Covid-19 që të sulmojnë trurin tonë dhe të na ndryshojnë sjelljen?
Ky është një sugjerim nga studiesit amerikanë, të cilët thonë se koronavirusit mund të jetë duke manipuluar sjelljen e njerëzve të infektuar, ndonjëhere edhe para se të shfaqen simptomat, kështuqë gjatë kësaj periudhe ata mund të bëhen më të shoqërueshëm.
Ndryshimi i sjelljës gjatë viruseve, nuk është ndonjë gjë e re, pasi ndryshime të tilla janë raportuar edhe në kohën e virusit të gripit ose tërbimit.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Shtetëror i Neë York-ut në Albany, koronavirusi mund të ndryshojë sjelljen e atyre që infektiohen, me qëllim që sëmundja të kalojë edhe tek të tjerët.
Një ide është që mund ta bëjë këtë në periudhën e inkubacionit, kur njerëzit janë të infektuar por nuk shfaqin simptoma, kështu që ka më shumë të ngjarë të shoqërohen.
Studiuesit sugjerojnë që virusi mund të veprojë në një zonë të trurit të quajtur korteksi cingulant anterior (ACC), e cila është e përfshirë në sjelljen shoqërore dhe rregullimin emocional, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Duke manipuluar ACC, në vend që të respektonin rregullat e distancimit, njerëzit do të tërhiqeshin të ‘mblidheshin shoqërisht’, thuhet në studim.
Ata theksojnë se teoritë e tyre bazohen në efektet e infeksioneve të tjera në ndryshimin e sjelljes dhe nuk ka manipulime të njohura që lidhen me Covid-19.
Dr Frank Ryan, një mjek konsulent dhe virolog evolucionar në Sheffield, thotë se virusi Covid-19 gjithashtu mund të ndërhyjë në nivelet e hormoneve për të ndryshuar sjelljen tonë.
‘Ndërsa ka efekte në sjellje përmes ndryshimeve të shkaktuara nga virusi në sistemin nervor, Covid ka potencialin gjithashtu për të ndryshuar sistemin endokrin që prodhon hormone që rregullojnë shumë funksione, nga gjumi te riprodhimi dhe sjellja shoqërore,’ thotë ai.
Sipas shkencëtarëve, sjellja njerëzore është shumë komplekse dhe shqetësimet endokrine shoqërohen me ndryshim të sjelljës./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...