A mund të përdorë kremin e diellit nga viti i kaluar

08:19 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Nuk ka rëndësi nëse jashtë bie shi me gjyma, kremin kundër diellit s’duhet ta heqësh kurrë nga çanta. Gjithsesi, sot jemi këtu për të folur për një tjetër çështje po kaq të rëndësishme saj kjo.

Dilema para çdo vere. A mund ta përdorim kremin kundër diellit që kishim vjet?

Kemi marrë përgjigje të ndryshme, por asnjëherë një që ta na sqarojë njëherë e mirë. A është e dëmshme të përdorim kremin e vjetshëm?

Para së gjithash duhet të keni parasysh që sigurisht, kremi kundër diellit skadon. Sapo kjo ndodh, ajo humbet forcën dhe bëhet më pak efektive për të të mbrojtur ndaj rrezeve të dëmshme. Me pak fjalë, efekti nuk është i njëjtë dhe kur ta përdorni do të shihni se aroma, apo mënyra se si qëndron në trup nuk është e njëjtë.

Ndryshe nga produktet e tjera (ndonjë rimel i skaduar) që edhe mund t’i kemi përdorur, rezultatet e kremit kundër diellit duken; do të përfundoni të djegur dhe me njolla.

Kështu që nëse ka kaluar data e skadencës, MOS e përdorni dhe flakeni menjëherë.

Po nëse kremi nuk ka një datë skandence?

Zakonisht, kremrat kundër diellit duhet të zgjasin deri në 3 vite, vetëm nëse i përdorni siç ju rekomandohet.

Për aq kohë sa e lini në një ambient me temperaturë normale dhe nuk e harroni në ndonjë cep të makinës, mund ta përdorni, por idealja do të ishte të zëvendësohej të paktën një herë në vit.

Gjithsesi ,duke qenë se mjekët bëjnë thirrje që kremi mbrojtës të përdoret çdo herë para daljes në diell, do të thotë që shishja do të boshatiset shumë përpara datës së skadencës shkruan Revista Anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme