Një studim i zhvilluar në Wales, ka treguar që personat të cilët merren me ndonjë sport kanë gjasë që të konsumojnë alkool më shumë se sa që është e rekomanduar, krahasuar me personat që nuk merren me ndonjë sport.
Rreth 85% e personave që ushtrojnë kanë gjasa më të larta për konsumim më të lartë të alkoolit, përderisa 77% prej atyre që nuk merren me ndonjë sport kanë tendencën e njëjtë për konsumim të alkoolit.
Sipas Britt Hallingberg, nga Cardiff University, kjo mund të lidhet edhe me aspektin social të sporteve.
Sipas tij personat e rinj që merren me ndonjë sport, mund të jenë po të njëjtit që dalin e konsumojnë alkool.
Ndërsa Carwyn Jones, profesor i etikës në Cardiff Metropolitan University, ka potencuar faktin që shumë shpesh ndodh që sukseset nëpër sporte, të festohen me konsumim të tepruar të alkoolit.
“Edhe pse atletët elitar janë më të shëndetshëm, kjo është problem në sportet elitë. Kemi parë problemet me Wayne Rooney ose All Blacks, ku, kur u është lejuar që të dalin për qejf, kanë tepruar me konsumimin e alkoolit” ka thënë Jones.
Megjithatë studime të shumta kanë treguar që sportet ndikojnë në uljen e përdorimit të drogave dhe alkoolit.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?